Al Jazeera: Protestë në Tiranë kundër mbështetjes së Ramës për Izraelin
Monday, 02 February 2026 10:40
Media ndërkombëtare Al Jazeera i ka kushtuar vëmendje protestës së zhvilluar në Tiranë kundër vizitës së kryeministrit Edi Rama në Izrael dhe takimit të tij me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Sipas Al Jazeera-s, dhjetëra qytetarë dhe aktivistë u mblodhën para Kuvendit të Shqipërisë nën sloganin “Jo në emrin tim”, duke kundërshtuar politikat pro-izraelite të qeverisë shqiptare dhe duke shprehur mbështetje për popullin palestinez. Protestuesit mbanin pankarta kundër bombardimeve në Gaza dhe theksuan se Rama nuk i përfaqëson në qëndrimet e tij politike dhe diplomatike.