Lidhje


Tensionet me Teheranin, Trump dërgon Witkoff në Izrael, takim edhe me ministrin e Jashtëm të Iranit: Janë shqyrtuar disa pika, po punohet për detajet!

Sipas dy zyrtarëve të lartë izraelitë, Witkoff do të zhvillojë bisedime me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe shefin e shtabit të IDF-së, gjenerallejtënant Eyal Zamir.

Zamir ishte në Uashington gjatë fundjavës, ku zhvilloi një seri kontaktesh me zyrtarë të mbrojtjes amerikane, duke u përqendruar kryesisht në Iranin dhe zhvillimet e sigurisë rajonale.

 

Në të njëjtën kohë, agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve Tasnim raportoi se ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, është planifikuar të takohet sot me Steve Wittkoff, pa specifikuar kohën dhe vendin e saktë të takimit.

 

Korniza për negociatat gati në ditët në vijim, thotë Teherani.

 

Nga ana iraniane, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmail Baghei, tha se Teherani pret që “korniza për negociatat me Shtetet e Bashkuara të jetë gati në ditët në vijim”.

 

Siç tha ai, “vendet në rajon po veprojnë si ndërmjetës në shkëmbimin e mesazheve “, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi përmbajtjen e bisedimeve të mundshme.

 

“Janë shqyrtuar disa pika dhe po punojmë për formësimin dhe finalizimin e detajeve të secilës fazë të procesit diplomatik, të cilat shpresojmë t’i përfundojmë në ditët në vijim. Kjo ka të bëjë me metodën dhe kornizën”, tha Baghei.

 

Kontaktet e Wittkoff në Izrael dhe sinjalet nga Teherani po krijojnë një skenë aktiviteti intensiv, me mundësinë e shtensionimit diplomatik që bashkëjeton me kërcënimin e vazhdueshëm të konfliktit ushtarak.

 

Pezeshkian bën thirrje për bisedime mbi programin bërthamor

 

Presidenti iranian Masoud Peheshkian ka bërë thirrje për fillimin e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara mbi programin bërthamor të Iranit, raportoi sot agjencia e lajmeve Fars, mes tensioneve midis Teheranit dhe Uashingtonit.

 

“Presidenti Masoud Pezeshkian ka bërë thirrje për fillimin e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara”, raportoi Fars, duke cituar një burim qeveritar. “Irani dhe Shtetet e Bashkuara do të zhvillojnë bisedime mbi çështjen bërthamore”, shtoi agjencia, pa specifikuar se kur do të ndodhte kjo.

 

Informacioni u raportua nga gazeta qeveritare Iran dhe gazeta reformiste Shargh.

 

Këto zhvillime ndodhin në një kontekst veçanërisht të tensionuar, pasi Trump vazhdon të kërcënojë me veprime ushtarake kundër Iranit, duke përmendur si shtypjen e protestave nga regjimi iranian ashtu edhe përpjekjet e Teheranit për të rindërtuar programet e tij bërthamore dhe raketore pas luftës së qershorit 2025 me Izraelin.

 

Presidenti amerikan ka konfirmuar se të dy palët janë në kontakt, ndërsa mban në qendër të vëmendjes kërcënimin e sulmit./panorama

XS
SM
MD
LG