Lidhje


Nis lufta? E konfirmuar: SHBA rrëzon dronin Iranian pranë USS Abraham Lincoln, arrin pika kritike

Ushtria e amerikane njoftoi se ka rrëzuar një dron iranian në Detin e Arabisë, pasi ai iu afrua në mënyrë të rrezikshme aeroplanmbajtëses USS Abraham Lincoln. Sipas deklaratës së Komanda Qendrore e SHBA-së, droni nuk reagoi ndaj paralajmërimeve dhe manovrave parandaluese, duke u konsideruar kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë e anijes dhe ekuipazhit. Incidenti ndodhi gjatë operacioneve rutinë të forcave amerikane në rajon.

 

CENTCOM theksoi se rrëzimi i dronit u krye në vetëmbrojtje dhe se nuk ka pasur dëme apo të lënduar nga pala amerikane. Autoritetet amerikane nuk specifikuan llojin e dronit, ndërsa nga pala iraniane nuk pati reagim të menjëhershëm. Ngjarja vjen në një klimë tensioni të lartë mes Uashingtonit dhe Iranit, në prag të përpjekjeve diplomatike për rifillimin e bisedimeve mbi programin bërthamor dhe stabilitetin rajonal.

XS
SM
MD
LG