Lidhje


Trump “sulmon” gazetaren e CNN-së për pyetjet mbi Epstein: Je më e keqja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shprehu bezdi të thellë ndaj këmbënguljes së gazetares së CNN-së, Caitlin Collins, për ta pyetur në lidhje me çështjen Jeffrey Epstein në mënyrën e tij të njohur. Debati, i cili përfundoi me Trumpin që e quajti gazetaren “më të keqin” dhe “nuk të kam parë kurrë të buzëqeshësh”, filloi kur Collins vuri re se presidenti po përpiqej t’i paraqiste zbulimet e fundit si dënuese vetëm për demokratët, ndërsa dokumentet e publikuara tregojnë se Epstein ka lidhje të ngushta me dy aleatët e tij, Elon Musk dhe Sekretarin e Tregtisë, Howard Lutnick.

 

Trump komentoi: “Jam i sigurt që është në rregull, përndryshe do të kishte tituj të mëdhenj”, ndërsa Collins iu përgjigj: “Shumë gra që janë viktima të Epstein janë të pakënaqura” me mënyrën se si Departamenti i Drejtësisë i përpunoi dokumentet.

 

Presidenti tentoi të mbyllte dialogun duke thënë: “Mendoj se është vërtet koha që vendi të vazhdojë me diçka tjetër, tani që asgjë nuk ka dalë nga unë”, por Collins vazhdoi të pyeste për të mbijetuarit e abuzimeve të Epstein.

 

Trump iu drejtua gazetares në një ton të ashpër: “Çfarë thatë? E dini, ju jeni gazetarja më e keqe. Nuk të kam parë kurrë të buzëqeshësh. Ju njoh prej dhjetë vjetësh dhe nuk ju kam parë kurrë një buzëqeshje në fytyrë.”

 

Collins ndërhyri: “Po ju pyes për të mbijetuarit e abuzimit të Jeffrey Epstein, z. President.” Trump vazhdoi: “E dini pse nuk po buzëqeshni? Sepse e dini që nuk po thoni të vërtetën. Dhe jeni një organizatë shumë e pandershme dhe duhet të turpëroheni nga vetja.”/

XS
SM
MD
LG