Lidhje


Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev fiton zgjedhjet me mbi 92 për qind të votave

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev arriti fitore në zgjedhjet e parakohshme presidenciale të kësaj jave, duke fituar mbi 92 për qind të votave me të gjitha fletët e votimit të numëruara, njoftoi zyrtarisht sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i vendit, raporton Anadolu.Votimi i së mërkurës ishte historik, pasi ishin të parat që u mbajtën në të gjithë territorin e Azerbajxhanit, përfshirë rajonin e Karabakut, i cili u çlirua pas tre dekadash pushtimi armen. Çlirimi i Karabakut çoi në një rritje të madhe të popullaritetit të Aliyevit në Azerbajxhan.

 

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Azerbajxhanit njoftoi se numërimi i votave kishte përfunduar dhe se sipas rezultateve paraprake, Aliyev kishte fituar 92.1 për qind të votave.

 

Kështu Aliyev fitoi mandatin e ri në krye të shtetit ndërsa ai është president i Azerbajxhanit që nga viti 2003.

 

Zgjedhjet u monitoruan nga rreth 800 vëzhgues të huaj dhe 90 mijë vëzhgues vendas nga organizata dhe vende të ndryshme ndërkombëtare si dhe media vendase dhe rreth 200 gazetarë të huaj./AA

XS
SM
MD
LG