Lidhje


Sulmi amerikan ndaj Iranit nesër ose pasnesër! - Paralajmëron Ish-oficeri i CIA-s

 

Ish-oficeri i CIA-s, John Kiriakou, ka deklaruar në një podcast amerikan se, sipas informacioneve që pretendon se ka marrë nga një ish-koleg i tij në Shtëpinë e Bardhë, një sulm ushtarak i SHBA-së ndaj Iranit mund të ndodhë të hënën ose të martën. Kiriakou foli në emisionin e podcasterit Julian Dorey, në një intervistë të regjistruar të premten dhe të transmetuar më 22 shkurt. Ai iu referua ultimatumit 10-ditor që presidenti amerikan i ka vendosur Teheranit për të përmbushur kërkesat e Uashingtonit, mes tyre ndalimin e programeve raketore dhe bërthamore si dhe ndërprerjen e mbështetjes për grupet aleate në rajon. “Do t’ju japë 10 ditë, do t’ju japë dy javë dhe më pas mund të sulmojë pas dy ditësh. Ai beson se kjo i destabilizon kundërshtarët”, u shpreh Kiriakou.

 

Sipas tij, brenda administratës amerikane ekzistojnë ndarje të qarta për një ndërhyrje të mundshme ushtarake. Kiriakou pretendoi se një kamp kundër luftës përfshin zëvendëspresidentin JD Vance dhe Tulsi Gabbard, ndërsa krahu që mbështet ndërhyrjen udhëhiqet nga sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth. Ish-agjenti, i cili më herët ka vuajtur dënim me burg për zbulimin e praktikave të CIA-s, sugjeroi gjithashtu se vendime të tjera publike – si urdhri për publikimin e dokumenteve mbi objekte fluturuese të paidentifikuara – mund të shërbejnë për të devijuar vëmendjen nga zhvillime të rëndësishme ushtarake. Deri tani, autoritetet amerikane nuk kanë reaguar zyrtarisht ndaj këtyre pretendimeve.

XS
SM
MD
LG