Lidhje


Spiropali: Shqipëria riafirmon mbështetjen e saj të palëkundur për Ukrainën

 

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali ka deklaruar se Shqipëria riafirmon mbështetjen e saj të palëkundur për Ukrainën, transmeton Anadolu.

 

Spiropali ka reaguar në rrjetet sociale për 4-vjetorin e luftës Rusi-Ukrainë.

 

"Katër vjet pasi Rusia nisi agresionin e saj brutal dhe të pajustifikuar kundër Ukrainës, ne përkujtojmë jetët e humbura dhe qëndrojmë në solidaritet të palëkundur me një komb që mbron lirinë, sovranitetin dhe demokracinë e tij", ka theksuar ajo.

 

Kryediplomatja e Shqipërisë është shprehur se guximi i popullit ukrainas vazhdon të frymëzojë botën dhe se "Qëndrueshmëria e tyre dëshmon se terrori nuk mund ta mposhtë vullnetin për të jetuar i lirë".

 

"Shqipëria riafirmon mbështetjen e saj të palëkundur për Ukrainën, politikisht, diplomatikisht dhe përmes veprimeve konkrete. Solidariteti ynë është i qartë, parimor dhe i qëndrueshëm. Ukraina nuk është vetëm", ka theksuar më tej Spiropali.

 

Më 24 shkurt shënohet përvjetori e katërt i luftës Rusi-Ukrainë./AA

XS
SM
MD
LG