Lidhje


Amerikanët, për herë të parë, më shumë me palestinezët sesa me Izraelin

 

Për herë të parë, amerikanët shprehin më shumë simpati për palestinezët sesa për izraelitët në konfliktin mes tyre, sipas një sondazhi të publikuar nga Gallup, pas luftës së Tel Avivit në Gaza, e cilësuar nga kritikët si gjenocidale.

 

Në total, 41 për qind e amerikanëve deklarojnë se simpatizojnë më shumë me palestinezët, ndërsa 36 për qind mbajnë anën e Izraelit, thuhet në sondazhin e publikuar të premten. Pjesa tjetër e të anketuarve janë të pavendosur ose thonë se mbështesin të dyja palët ose asnjërën.

 

Ky rezultat shënon herën e parë, që prej më shumë se dy dekadash që Gallup e shtron këtë pyetje, kur Izraeli nuk renditet në krye për nga simpatia e publikut amerikan.

 

Gjithashtu, kjo përbën një ndryshim të ndjeshëm krahasuar me vetëm një vit më parë, kur Izraeli kryesonte me 46 për qind kundrejt 33 për qind për palestinezët.

 

Kur u pyetën për qëndrimin e tyre, votuesit e pavarur u rreshtuan në krah të popullit palestinez me një diferencë prej 11 pikë përqindjeje.

XS
SM
MD
LG