Lidhje


Moska shpërthen pas goditjeve ndaj Iranit: “Diplomaci për sy e faqe, vendimet merren me raketa"

Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së fuqishme të Rusisë, ka kritikuar ashpër presidentin Donald Trump pas ofensivës që SHBA dhe Izraeli ndërmorën ndaj Iranit sot. “Paqebërësi e tregoi edhe një herë fytyrën e tij”, tha Medvedev.

 

“Të gjitha negociatat me Iranin ishin thjeshtë shpërqëndrim. Askush nuk e kishte dyshime për këtë. Askush nuk donte të negocionte asgjë në të vërtetë”, shtoi ai.“Pyetja është se kush ka më shumë durim të presë fundin e palavdishëm të armikut të tyre. SHBA-të janë vetëm 249 vjeç.

 

Perandoria Persiane u themelua më shumë se 2,500 vjet më parë. Le ta shohim çfarë do ndodhë 100 vite nga tani”, përfundoi Medvedev

 

 

XS
SM
MD
LG