Lidhje


Ajatollah Khamenei është vrarë? Mediat izraelite: Kemi humbur kontaktet!

 

Mediat izraelite raportojnë se lideri suprem Khamenei mund të jetë vrarë, pasi janë humbur të gjitha kontaktet me të.

 

Ndër objektivat e goditura të shtunën në mëngjes ishte pallati i Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei, në Teheran, i cili u shkatërrua plotësisht, si dhe dhjetëra objektiva të tjera ushtarake dhe të regjimit në të gjithë vendin.

 

Khamenei, Presidenti Masoud Pezeshkian dhe komandantët e lartë të regjimit dhe ushtrisë u vunë në shënjestër, sipas një zyrtari izraelit, megjithëse rezultatet e sulmeve ishin të paqarta.

XS
SM
MD
LG