Lidhje


300 mijë të evakuuar nga jugu i Libanit, mbi 250 objektiva të goditura ndaj Hezbollahut

 

Rreth 300 mijë persona janë evakuuar nga jugu i Libanit, sipas të dhënave të Israel Defense Forces (IDF), në sfondin e përshkallëzimit të fundit të sulmeve mes Izraelit dhe Hezbollahut, përcjell YNet.

 

Në një deklaratë, IDF bëri të ditur se ka goditur më shumë se 250 objektiva në territorin libanez, pasi Hezbollah lëshoi raketa drejt Izraelit. Sipas ushtrisë izraelite, mes objektivave të goditura ishte edhe lëshuesi nga i cili u qëlluan raketat një natë më parë drejt Haifës dhe zonave qendrore të vendit.

 

Ushtria izraelite theksoi se bombardimet kanë çuar në evakuimin e rreth 300 mijë banorëve nga jugu i Libanit, duke krijuar presion të shtuar ndaj Hezbollahut brenda bazës së tij mbështetëse.

 

“Lëvizja krijon presion të konsiderueshëm ndaj Hezbollahut mes mbështetësve të tij. Ata, të cilët ende nuk kanë marrë kompensim nga fushata e mëparshme, tani duhet të përballen me dëmet e një tjetër fushate, duke thelluar erozionin e legjitimitetit të brendshëm të organizatës për të vepruar kundër Izraelit”, thuhet në deklaratën e ushtrisë.

 

Situata në kufirin Izrael–Liban mbetet e tensionuar, ndërsa shkëmbimet e zjarrit kanë rritur frikën për një përshkallëzim më të gjerë të konfliktit në rajon.

XS
SM
MD
LG