Trump urdhëron ndërprerjen e marrëdhënieve me Spanjën
Wednesday, 04 March 2026 12:25
Donald Trump sulmoi ashpër Spanjën të martën në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, së bashku me kancelarin Friedrich Merz. Kur u pyet për vendet që nuk kanë autorizuar përdorimin e bazave amerikane, presidenti amerikan tha se Spanja është "një aleat i tmerrshëm".
Trump tha se i urdhëroi Sekretarit të Thesarit Scott Bessent të "ndërpresë të gjitha marrëdhëniet tregtare me Spanjën" sepse Spanja është një vend që "nuk ka bashkëpunuar, njësoj si Mbretëria e Bashkuar, dhe kjo më habit".