“Po vjen dita kur Izraeli dhe Irani do të bëhen miq!” – Vjen thirrja e fortë e Netanyahut për Iranianët
Monday, 09 March 2026 08:16
Kryeministri i Izrael, Benjamin Netanyahu i është drejtuar sërish me një tjetër mesazh popullit të Iran, duke i bërë thirrje të ngrihet kundër regjimit në Teheran.
Në një video-mesazh të publikuar në platformën X, Netanyahu theksoi se populli iranian ai duhet të marrë në dorë fatin e tij dhe të kundërshtojë autoritetet aktuale.
Në mesazhin e tij, kryeministri izraelit thekson se vendi i tij synon të “çlirojë Iranin nga zgjedha e tiranisë”.
“Unë besoj se, nëse do të ngriheni në këmbë në momentin e së vërtetës, nuk do të vonojë dita kur Izraeli dhe Irani do të bëhen sërish miq të guximshëm”, deklaroi Netanyahu.