Deklarata që po bën xhiron e rrjetit – Trump thotë se lufta me Iranin është “pothuajse e përfunduar”?
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se lufta kundër Iranit është “pothuajse e përfunduar”, duke pretenduar se kapacitetet ushtarake të vendit janë shkatërruar në masë të madhe.
Në deklarata të raportuara nga media amerikane, Trump tha se Irani tashmë nuk ka më aftësi të rëndësishme ushtarake.
“Mendoj se lufta është pothuajse e përfunduar. Ata nuk kanë më flotë detare, nuk kanë komunikime dhe nuk kanë forcë ajrore”, u shpreh ai.
Trump shtoi gjithashtu se ka “dikë në mendje” për të zëvendësuar udhëheqësin e ri suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, në rast se ai vritet, por nuk zbuloi identitetin e personit.
Ndërkohë, media perëndimore raportojnë se Trump u ka thënë këshilltarëve të tij se do të ishte i gatshëm të mbështeste eliminimin e liderit të ri iranian nëse ai refuzon të pranojë kërkesat e Shteteve të Bashkuara.
Sipas The Wall Street Journal, që citon zyrtarë amerikanë, Trump u ka thënë bashkëpunëtorëve se do të mbështeste vrasjen e Khameneit nëse ai nuk pranon kërkesat e Uashingtonit, përfshirë ndalimin e programit bërthamor të Iranit.
Megjithatë, gazeta thekson se në një skenar të tillë Izraeli, dhe jo Shtetet e Bashkuara, do të ishte vendi që do të kryente drejtpërdrejt një operacion të tillë kundër liderit iranian.