Lidhje


Ministri i Jashtëm turk Fidan takon në Ankara kreun e OKB-së, Antonio Guterres

 

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan u takua sot në Ankara me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, raporton Anadolu.

 

Burimet diplomatike turke njoftuan takimin e Fidanit me sekretarin Guterres ndërsa nuk u dhanë detaje të mëtejshme në lidhje me takimin.

 

Më parë këtë javë, zëdhënësi i Guterresit tha se ai do të vizitonte Ankaranë si pjesë e "udhëtimit të tij vjetor të solidaritetit" për t'i "bërë homazh bujarisë së jashtëzakonshme të popullit turk gjatë shumë viteve"./AA

XS
SM
MD
LG