Lidhje


Tensione midis Kinës dhe Tajvanit : 2 persona humbën jetën pasi Tajvani përzuri një anije peshkimi

Kina akuzoi të enjten Tajvanin se "përzuri një varkë peshkimi" që më pas u përmbyt dhe rezultoi me vdekjen e dy personave, njoftuan mediat shtetërore, transmeton Anadolu. Tajvani tha se kishte kërkuar nga varka që "t'i nënshtrohej një inspektimi, por ajo rezistoi dhe u largua me shpejtësi" pranë ishujve Kinmen, një grup ishujsh në ngushticën e Tajvanit që qeveriset nga Taipei. Zëdhënësi i Zyrës së Këshillit Shtetëror të Kinës për Çështjet e Tajvanit, Zhu Fenglian "dënoi fuqishëm" autoritetet e Tajvanit për këtë rast. Anija nga provinca lindore e Kinës Fujian u gjet të mërkurën nga Roja bregdetare tajvaneze në ujërat pranë Kinmen.

 

Kur katër personave në bordin e varkës pa emër iu kërkua që të ndalojnë për inspektim, ata u larguan me shpejtësi, sipas autoriteteve tajvaneze. "Incidenti dëmtoi rëndë ndjenjat e bashkatdhetarëve në të dy anët e ngushticës së Tajvanit gjatë Festivalit të Pranverës", tha Zhu.

 

Kina e konsideron Tajvanin si provincën e saj të shkëputur ndërsa Taipei këmbëngul për pavarësinë e tij që nga viti 1949, duke gëzuar marrëdhënie të plota diplomatike me 12 vende.

 

"Ne paralajmërojmë palët përkatëse në Tajvan që të respektojnë faktin historik që peshkatarët nga të dyja anët e ngushticave të Tajvanit veprojnë në zonat tradicionale të peshkimit të ngushticave të Tajvanit dhe ofrojnë sigurinë personale të peshkatarëve kontinental, duke parandaluar në mënyrë efektive përsëritjen e incidenteve të tilla", tha Zhu duke i kërkuar Taipeit që "të hetojë menjëherë incidentin".

 

Sipas autoriteteve tajvaneze, katër personat në bordin e varkës u shpëtuan dhe u dërguan me urgjencë në spital ku dy prej tyre u shpallën të vdekur. Dy të tjerët janë duke u hetuar.

 

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit tha të enjten se zbuloi 21 avionë kinezë dhe 6 anije detare kineze rreth Tajvanit. "14 prej avionëve kaluan vijën mesatare të ngushticës së Tajvanit dhe hynë në zonën veriore, jugperëndimore të identifikimit të mbrojtjes ajrore të Tajvanit (ADIZ)", shtoi ministria.

 

Kina nuk njeh as linjën mesatare dhe as ADIZ./AnadoluA

 

XS
SM
MD
LG