SHBA jep 10 milionë USD për kokën e Mojtaba Khameneit
Programi “Shpërblime për Drejtësi” i Departamentit të Shtetit të SHBA-së po kërkon informacione mbi “udhëheqësit iranianë të organizatave terroriste”, përfshirë Mojtaba Khamenein. Për këtë ofrohet një shpërblim i konsiderueshëm.
Departamenti i Shtetit po ofron deri në 10 milionë dollarë për informacione të vlefshme. Për informatorët ofrohet edhe zhvendosje në një në strehë të sigurt si dëshmitarë të mbrojtur.
“Këta individë komandojnë dhe drejtojnë njësi të Korpusit të Gardës Revolucionare (IRGC), të cilat planifikojnë, organizojnë dhe ekzekutojnë akte terroriste në të gjithë botën”, – thuhet në posterin e publikuar.
Ndër zyrtarët për të cilët SHBA-të po kërkojnë informacione, përveç Udhëheqësit Suprem Mojtaba Khamenei, janë:
– Ministri i Inteligjencës Esmail Khatib,
– Zëvendës Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Ali Asghar Hejazi
– Gjeneral Major Yahya Rahim Safavi
– Gjeneral Brigade Eskandar Momeni
– Sekretari i Këshillit Suprem Ali Larijani.
Vihet re se më herët, Larijani mori pjesë në demonstratat e Ditës së Al-Kuds (“Dita e Jerusalemit”) në Teheran dhe publikoi foto të pjesëmarrjes së tij.