Lidhje


Garda e Iranit kërcënon të shënjestrojë kompanitë amerikane në rajon, kërkon evakuime

 

Garda Revolucionare e Iranit kërcënoi të hënën se do të shënjestrojë kompanitë amerikane në të gjithë rajonin, duke u bërë thirrje punonjësve të evakuojnë vendet.

 

“Punonjësve të kompanive amerikane… u kërkohet të largohen menjëherë nga këto zona. Këto zona së shpejti do të jenë në shënjestër të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike”, thanë Garda në faqen e tyre zyrtare të internetit Sepah News.

 

Nuk ishte menjëherë e qartë se cilat kompani do të ishin në shënjestër, por javën e kaluar, agjencia e lajmeve Tasnim publikoi një listë të objektivave të mundshëm në Telegram, që përfshinte zyrat e gjigantëve të teknologjisë si Amazon, Google, Microsoft dhe Nvidia në vendet e Gjirit.

XS
SM
MD
LG