Lidhje


Polonia pranë daljes nga BE? Kryeministri Tusk: Kërcënim real nga partitë e djathta!

 

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka deklaruar se ekziston një kërcënim real që vendi i tij të largohet nga Bashkimi Europian.

 

Sipas mediave të huaja, komentet e Tusk erdhën pasi Presidenti i vendit vuri veton ndaj një projektligji që do t’i lejonte Varshavës që të përfitonte miliarda dollar në kredi nga blloku.

 

Presidenti Karol Nawrocki javën e kaluar vuri veton ndaj legjislacionit që do t’i lejonte Varshavës të tërhiqte gati 44 miliardë euro (50 miliardë dollarë) në kredi mbrojtëse me interes të ulët nga BE-ja, shumica e të cilave ishin të destinuara për firmat vendase të armëve. Qeveria reagoi duke thirrur një seancë urgjente të kabinetit, duke autorizuar ministrat e Mbrojtjes dhe të Financave të nënshkruanin drejtpërdrejt marrëveshjen e Veprimit të Sigurisë për Evropën (SAFE), duke anashkaluar veton.

 

Në një postim në rrjetin social ‘X’ të dielën, Tusk akuzoi partitë e krahut të djathtë, pjesën më të madhe të bllokut opozitar Ligj dhe Drejtësi, dhe personalisht Naërocki-n se po kërkojnë një “Polexit”. Ai pretendoi se Rusia, lëvizja MAGA e Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe fraksionet evropiane të udhëhequra nga Viktor Orban i Hungarisë duan ta “shkatërrojnë BE-në”, duke paralajmëruar se për Poloninë, “kjo do të ishte një katastrofë” dhe duke u zotuar të bëjë “gjithçka” për t’i ndaluar ata.

 

Zyrtarët perëndimorë e kanë përdorur prej kohësh kërcënimin e agresionit të supozuar rus për të justifikuar rritjen e shpenzimeve ushtarake, përfshirë planin e Brukselit prej 800 miliardë eurosh për ‘ReArm Europe’ dhe premtimin e anëtarëve të NATO-s për të rritur buxhetet e mbrojtjes në 5% të PBB-së. Moska i ka hedhur poshtë pretendime të tilla si “të pakuptimta”.

 

Anëtarët evropianë të NATO-s janë përpjekur shumë për të përmbushur objektivat e Uashingtonit, ndërsa BE-ja ka luftuar për të ringjallur industrinë e saj të mbrojtjes dhe ka vënë re se blerjet e armëve amerikane për Ukrainën po bëhen gjithnjë e më të kushtueshme.

 

Një nga mjetet kryesore të BE-së për adresimin e të tre objektivave është programi SAFE. I prezantuar nga Komisioni Evropian vitin e kaluar, ai i lejon bllokut të marrë hua 150 miliardë euro në tregjet globale për të financuar kredi nga shtetet anëtare për projekte mbrojtëse.

 

Përplasja politike midis Naërocki-t dhe Tusk nuk është e re. Në janar 2025, Naërocki, atëherë një kandidat presidencial i opozitës, iu bashkua një proteste të fermerëve jashtë zyrës së Komisionit Evropian në Varshavë kundër rregullave mjedisore të BE-së dhe importeve të ushqimeve ukrainase. Donald Tusk e akuzoi atë se po përpiqej ta nxirrte Poloninë nga blloku.

XS
SM
MD
LG