Lidhje


Inteligjenca turke neutralizon udhëheqësen e grupit terrorist PKK në veri të Sirisë

Inteligjenca turke ka "neutralizuar" një të ashtuquajture udhëheqëse të grupit terrorist PKK në veri të Sirisë, njoftuan të premten burime të sigurisë, raporton Anadolu. Fatma Sakana, e cila iu bashkua organizatës terroriste në Iran në vitin 2006, operoi në zonat rurale të provincës turke të Sirnak midis 2010 dhe 2012. Ajo është një nga autorët e sulmit të 2 shtatorit 2012 në Sirnak, në të cilin u vranë 10 ushtarë turq. Më vonë Sakana u bë një figurë e lartë e grupit terrorist në Siri dhe Irak. Ajo gjithashtu bashkëpunoi me Duran Kalkan, një tjetër drejtues i PKK-së në Irak.

 

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqise, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja./Nga AA

XS
SM
MD
LG