Rusia dënon sulmin në territorin e centralit bërthamor Bushehr në Iran
Rosatom, korporata shtetërore ruse e energjisë bërthamore, dënoi një sulm në territorin e centralit bërthamor Bushehr në Iran të martën dhe bëri thirrje për ulje të tensioneve rreth këtij objekti.
“Ne e dënojmë kategorikisht atë që ka ndodhur dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve në konflikt të përdorin çdo përpjekje për të ulur tensionet rreth centralit bërthamor Bushehr,” tha në një deklaratë kreu i Rosatom-it, Aleksei Likhachev.
Në deklaratë thuhet se sulmi ndodhi “në territorin pranë ndërtesës së shërbimit metrologjik, që ndodhet në zonën e centralit bërthamor Bushehr, shumë afër njësisë operative të prodhimit të energjisë”.
Sipas deklaratës, nivelet e rrezatimit rreth centralit – ndërtimi i të cilit u nis nga një kompani gjermane në vitet 1970 dhe më pas u përfundua nga Rusia – janë normale dhe nuk ka pasur të lënduar në mesin e stafit.
Organizata Iraniane e Energjisë Atomike, e cituar nga agjencia e lajmeve Tasnim, tha se një predhë goditi zonën pranë centralit.