Vdekja e liderit opozitar rus, gruaja e Navalny: Putin është përgjegjës, thirrje ndërkombëtarëve ta mposhtim këtë të keqe
Friday, 16 February 2024 16:55
Gruaja e Alexei Navalny, Julia akuzoi presidentin rus për vdekjen e bashkëshortit të saj, duke thënë se ai është përgjegjës për të gjitha gjërat e tmerrshme që po ndodhin në vend. “Nuk e di nëse ta besoj apo jo këtë lajm të tmerrshëm që marrim vetëm nga burime të qeverisë ruse. Për shumë vite ne nuk mund t’i besojmë Putinit dhe qeverisë së Putinit. Ata gjithmonë gënjejnë.Dua t’i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe të gjithë njerëzve që të bashkohen dhe ta mposhtin këtë të keqe”, tha ajo.
Por nëse kjo është e vërtetë, dua që Putini dhe të gjithë rreth tij të dinë se do të mbajnë përgjegjësi për gjithçka që i kanë bërë vendit tonë, familjes sime. Dhe kjo ditë do të vijë shumë shpejt./Nga gazetatema