Lidhje


E rëndë në Greqi/ Në gjendje të dehur, 39-vjeçari shqiptar vret me armë bashkëjetuesen

Një 39-vjeçar shqiptar ka vrarë me armë zjarri bashkëjetuesen e tij rumune në Heraklion të Kretës. Sipas mediave greke, vrasja ka ndodhur në zonën e Kaminias. 39-vjeçari dyshohet se ka qenë i dehur në momentin kur ka qëlluar me armë zjarri ndaj gruas së tij, e cila fatkeqësisht humbi jetën. Pas vrasjes, ka qenë vetë ai që ka telefonuar policinë duke i treguar për aktin e rëndë dhe më pas është arrestuar. Shqiptari rezulton i njohur për autoritetet pasi rezulton me precedent penal për drogë.

 

Nga Top channel

XS
SM
MD
LG