Irani sulmoi me raketa bazën e përbashkët SHBA-Britani në Oqeanin Indian
Irani lëshoi sot dy raketa balistike drejt bazës së përbashkët ushtarake SHBA-Britani e Madhe në Diego Garcia në Oqeanin Indian, raportoi të premten The Wall Street Journal, duke cituar zyrtarë amerikanë.
Asnjëra raketë nuk e goditi objektivin, i cili është rreth 4,000 kilometra larg territorit iranian, por lëshimi sugjeron që Teherani ka raketa me rreze veprimi më të gjatë se sa mendohej më parë, tha raporti.
Pentagoni nuk pranoi të komentojë.
Njëra nga raketat dështoi gjatë fluturimit dhe tjetra u shënjestrua nga një interceptor i lëshuar nga një anije luftarake amerikane, megjithëse nuk ishte e qartë nëse raketa u godit, raportoi The Journal.
Diego Garcia në Ishujt Chagos është një nga dy bazat që Britania po lejon Shtetet e Bashkuara të përdorin për operacione “mbrojtëse” në Iran.
Forcat amerikane kanë vendosur bombardues dhe pajisje të tjera në bazë, një qendër kyçe për operacionet në Azi, duke përfshirë fushatat e bombardimeve amerikane në Afganistan dhe Irak.
Britania ka rënë dakord t’ia kthejë Ishujt Chagos Mauritiusit pasi i mbante që nga vitet 1960 dhe mban një kontratë qiraje për bazën në Diego Garcia, më i madhi nga ishujt.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump e ka kritikuar vendimin