Lidhje


Ministri i ekstremit të djathtë Smotrich bën thirrje që Izraeli të aneksojë Libanin jugor

 

Izraeli duhet ta zgjerojë kufirin e tij me Libanin deri në lumin Litani, thellë në jug të vendit, tha të hënën Ministri i Financave i ekstremit të djathtë izraelit, Bezalel Smotrich , ndërsa trupat izraelite bombarduan ura dhe shkatërruan shtëpi në zonë në një ofensivë ushtarake në përshkallëzim.

 

Ai i tha një programi radiofonik izraelit se fushata ushtarake në Liban ” duhet të përfundojë me një realitet krejtësisht të ndryshëm dhe me ndryshimin e kufijve të Izraelit”.

 

“E them qartë këtu në çdo dhomë dhe në çdo debat: kufiri i ri izraelit duhet të jetë Litani [lumi] “, tha Smotrich.

 

Smotrich gjithashtu i bëri thirrje Izraelit të aneksojë territorin që tani kontrollon në Rripin e Gazës deri në vijën e armëpushimit me Hamasin. Një marrëveshje armëpushimi e nënshkruar në tetor e la Izraelin nën kontroll të 53 përqind të Gazës, ku u ka urdhëruar banorëve të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të shembin ndërtesat.

 

Komentet e Smotrich janë deklarata më e qartë deri më tani nga një zyrtar i lartë izraelit në lidhje me pushtimin e territorit libanez në një luftë që Izraeli thotë se po synon militantët e Hezbollahut të mbështetur nga Irani.

 

Libani u përfshi në luftën në rajon më 2 mars kur Hezbollahu qëlloi me raketa Izraelin. Që atëherë, Izraeli ka urdhëruar të gjithë banorët në jug të lumit Litani të largohen, ndërsa nis sulmet ajrore në zonë, të cilën e konsideron një fortesë të Hezbollahut.

 

Autoritetet libaneze thonë se ofensiva ajrore dhe tokësore izraelite ka vrarë më shumë se 1,000 njerëz dhe më shumë se një milion banorë janë larguar nga shtëpitë e tyre, me Izraelin që u urdhëron banorëve të largohen nga pjesë të mëdha të vendit.

 

Smotrich, i cili është udhëheqësi i një partie të vogël të ekstremit të djathtë në qeverinë e Benjamin Netanyahut, shpesh bën komente jashtë politikës zyrtare izraelite.

 

Zyra e Netanyahut nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, aludoi më parë këtë muaj për planet për grabitjen e tokës, duke thënë se Libani mund të përballet me “humbje territori” nëse nuk çarmatos Hezbollahun.

XS
SM
MD
LG