Lidhje


Situatë e turpshme në varrimin e Duamenës, sherr mes gruas dhe familjes së ish-futbollistit për ritet mortore

Rafael Duamena humbi jetën më 11 nëntor 2023, pas një kolapsi që pësoi në sfidën Egnatia-Partizani, teksa ish-kapiteni i rrogozhinasve u varros më 16 shkurt në Akra të Ganës, ku në ceremoninë mortore morën pjesë figura të rëndësishme të futbollit nga ai vend, nga presidenti i Federatës deri te ish-futbollistë të mëdhenj si Sulej Muntari dhe Kuaduo Asamoah. Gjithsesi, funerali për ish-yllin ganez shkoi në një mënyrë të turpshme dhe kjo për shkak të një sherri që ndodhi mes familjes së Rafael dhe bashkëshortes së tij.

 

Siç bëjnë me dije mediat vendase, e veja e Duamenës dhe babai i saj e çuan trupin e pajetë të ish-futbollistit në një tjetër morg dhe ishin gati të kryenin rite të tjera mortore, gjë që ka shkaktuar pakënaqësi nga familja e Rafael./Nga Panorama.al

XS
SM
MD
LG