“Reuters”: Turqia dhe Pakistani, “mikpritësit” e mundshëm për bisedimet SHBA-Iran
Wednesday, 25 March 2026 17:48
Pakistani dhe Turqia konsiderohen si dy vendet që mund të jenë “mikpritësit” e bisedimeve SHBA-Iran.
Sipas “Reuters”, këto dy vendos shihen si më të përshtatshme, ndonëse situata është ende e paqartë, dhe mundësitë që Teherani të marrë pjesë apo të marrë në konsideratë iniciativa diplomatike janë të pakta.
Siç shkruan Reuters, Turqia po kontribuon në përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit.
Në të njëjtën kohë, çmimet e naftës ranë dhe tregjet ndërkombëtare u rimëkëmbën pas informacionit se SHBA-të i dërguan planin 15-pikësh Iranit , ndërsa investitorët shpresojnë për një fund të luftës që ka zgjatur pothuajse katër javë, e cila ka lënë mijëra viktima dhe ka trazuar tregun global të energjisë.