Lidhje


Ushtria Izraelite: Goditëm objektet e prodhimit të raketave balistike në Iran

 

Ushtria Izraelite njofton se Forcat Ajrore kanë sulmuar gjatë natës objektet e prodhimit të raketave balistike dhe sistemet e mbrojtjes ajrore në Iran.

 

IDF tha se në Teheran, avionët e IAF goditën “infrastrukturën dhe objektet e përdorura nga regjimi për prodhimin e armëve, me fokus në objektet e prodhimit të raketave balistike”.

 

Në Iranin perëndimor, theksohet se u goditën lançuesit e raketave balistike dhe zonat e magazinimit “që përbëjnë një kërcënim për Shtetin e Izraelit”.

XS
SM
MD
LG