Më shumë se 400 të arrestuar në memorialet e Navalny-it në Rusi: Raporton Grupi i monitorimit
Policia në Rusi ka arrestuar më shumë se 400 njerëz në të gjithë vendin në memorialet dhe mitingjet për nder të liderit të opozitës Alexey Navalny, i cili sipas autoriteteve vdiq në një koloni të largët penale. Të shtunën, grupi i monitorimit të protestës OVD-Info tha se 401 persona ishin arrestuar, duke përfshirë të paktën 74njerëz në Shën Petersburg dhe 49 në Moskë, në ngjarjet e të premtes dhe të shtunës. Ndërsa lajmi për vdekjen e tij u përhap, përkujtimore spontane u zhvilluan në disa zona urbane, me njerëz të arrestuar në 36 qytete, sipas OVD-Info, e cila gjurmon represionin politik në Rusi.
Grupi raportoi arrestime individuale në qytete më të vogla anembanë Rusisë, nga qyteti kufitar i Belgorodit në Vorkuta, një post minierash në Arktik dikur qendër e kampeve të punës, të epokës së Stalinit, përkatësisht në Nizhny Novgorod, Krasnodar, Rostov-on-Don dhe Tver.
“Në çdo post policor mund të ketë më shumë të arrestuar sesa në listat e publikuara,” tha OVD-Info. "Ne publikojmë vetëm emrat e atyre njerëzve për të cilët kemi njohuri të besueshme dhe emrat e të cilëve mund t'i publikojmë." Numri nuk mund të verifikohej menjëherë.
Qindra lule dhe qirinjë të vendosur në Moskë të premten në disa përkujtimore për nder të Navalnyit, një kritik i njohur i Presidentit Vladimir Putin, u zhdukën brenda natës në thasë të zinj. Disa dhjetëra trëndafila dhe karafila u lanë në dëborë të shtunën në monumentin e viktimave të represionit sovjetik, i cili ndodhet nën ish-selinë së KGB-së në sheshin Lubyanka në qendër të Moskës.
Videot dhe fotot e shpërndara në mediat sociale ruse gjithashtu treguan lulet duke u pastruar nga monumentet e viktimave të represionit të epokës sovjetike në të gjithë vendin.
Protestat janë të paligjshme në Rusi sipas ligjeve të rrepta kundër disidencës dhe autoritetet kanë shtypur ashpër mitingjet në mbështetje të Navalnyit.
Autoritetet në kryeqytet thanë të premten se ishin në dijeni të thirrjeve në internet "për të marrë pjesë në një tubim masiv në qendër të Moskës" dhe paralajmëruan njerëzit që të mos merrnin pjesë./Përkëthyer nga Al jazeera