BE thirrje vendeve anëtare të frenojnë kërkesën për naftë
Dan Jorgensen, Komisioneri Europian i Energjisë, ka bërë thirrje vendeve anëtare të Bashkimi Evropian të përgatiten për ndërprerje të mundshme të furnizimit me energji, në një letër drejtuar ministrave të energjisë përpara një takimi informal të tyre.
Sipas Jorgensen, edhe pse ndikimi në furnizimin me energji ka qenë deri tani i kufizuar, qeveritë duhet të kryejnë përgatitje në kohë për ndërprerje të zgjatura të mundshme. Ai paralajmëron se varësia e madhe e Evropës nga energjia e importuar e bën kontinentin veçanërisht të ekspozuar ndaj efekteve të krizave ndërkombëtare, si lufta në Lindjen e Mesme.
Çmimet e gazit në Evropë janë rritur me 70% që nga fillimi i sulmit SHBA-Izrael më 28 shkurt. Megjithatë, furnizimi me naftë dhe gaz natyror nuk është prekur drejtpërdrejt nga mbyllja e kanalit të Ngushticës së Hormuzit, pasi Evropa importon shumicën e burimeve të saj nga jashtë rajonit.
Komisioneri shpreh shqetësim veçanërisht për furnizimin me produkte të rafinuara të naftës, si vajguri dhe nafta, në afat të shkurtër. Ai kërkon që qeveritë të shmangin masa që mund të rrisin konsumin e karburantit, të kufizojnë tregtinë e produkteve të naftës ose të pengojnë prodhimin në rafineritë evropiane. Letra e Jorgensen thekson gjithashtu se shtetet anëtare duhet të inkurajojnë shtyrjen e çdo mirëmbajtjeje jo urgjente në rafineri, për të siguruar furnizim të qëndrueshëm të energjisë për qytetarët dhe ekonominë europiane.