Zyrtari i lartë iranian: Ngushtica e Hormuzit do të rihapet, por jo për Donald Trumpin
Wednesday, 01 April 2026 14:22
Kreu i Komitetit të Sigurisë Kombëtare të Parlamentit iranian, Ebrahim Azizi, ka përdorur llogarinë e tij X për t’i dërguar një mesazh Donald Trump.
“Ngushtica e Hormuzit me siguri do të rihapet, por jo për ty, do të jetë e hapur për ata që zbatojnë ligjet e reja të Iranit”, u shpreh ai. Azizi ka thënë se 47 vitet e mikpritjes kanë mbaruar përgjithmonë, duke iu referuar periudhës që nga Revolucioni i Iranit i vitit 1979.
BBC raporton se, Azizi shtoi se Trump më në fund e ka arritur ëndrrën e tij për ndryshimin e regjimit, por në regjimin detar të rajonit. Komiteti i Sigurisë Kombëtare i Iranit ka miratuar një plan për të vënë pagesë për anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, raportoi të hënën agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Fars.