Irani shpall LISTËN E ZEZË: Kërcënohen Apple, Google, Tesla, etj., – nis hakmarrja ndaj gjigjantëve të teknologjisë
Një listë me 18 kompani që janë shpallur objektiva nga Irani është bërë publike mbrëmjen e së martës nga Garda Revolucionare.
Në këtë listë përfshihen: Apple, Boeing, Cisco, Dell, G42, General Electric, Google, HP, IBM, Intel, JP Morgan, Meta, Microsoft, Nvidia, Oracle, Palantir, Spire Solutions dhe Tesla.
Pjesa dërrmuese e tyre janë kompani amerikane, ndërsa G42 është një kompani holding nga Emiratet e Bashkuara Arabe e fokusuar në zhvillimin e inteligjencës artificiale, dhe Spire Solutions operon në fushën e sigurisë kibernetike.
Sipas deklaratës së Gardës Revolucionare, këto kompani janë paralajmëruar të përballen me pasoja të rënda, përfshirë goditjen e njësive të tyre përkatëse, si kundërpërgjigje ndaj çdo akti që cilësohet si terrorist në Iran, duke nisur nga ora 20:00 sipas kohës së Teheranit, këtë të mërkurë, më 1 prill.