Diplomaci intensive - Hakan Fidan biseda me përfaqësuesit e Japonisë, Jordanisë dhe Palestinës
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan në biseda të ndara telefonike sot me homologët e tij jordanezë dhe japonezë, diskutoi mbi zhvillimet rajonale dhe përpjekjet e vazhdueshme diplomatike, transmeton Anadolu.
Sipas burimeve të Ministrisë së Jashtme turke, Fidan dhe ministri i Jashtëm jordanez, Ayman Safadi diskutuan mbi situatën aktuale në rajon, përfshirë çështjen palestineze si dhe përpjekjet e vazhdueshme diplomatike shumëplanëshe për t'i dhënë fund luftës në Iran, thanë burimet.
Ministri i jashtëm turk foli gjithashtu me homologun japonez Toshimitsu Motegi, me të cilin trajtoi çështjet politike dhe ekonomike, së bashku me luftën në Iran dhe pasojat e saj globale, shtuan burimet.
Gjithashtu Fidan priti sot në takim zëvendëspresidentin palestinez Hussein al-Sheikh, transmeton Anadolu.
Sipas një postimi të bërë nga Ministria e Jashtme turke në kompaninë amerikane të mediave sociale X, takimi u zhvillua në kryeqytetin turk, Ankara.
Nuk u dhanë menjëherë detaje të mëtejshme.