Lidhje


BE njofton një ndihmë humanitare prej 2.3 milionë dollarësh për Kubën

 

Komisioni Evropian ka lëshuar 2 milionë euro të tjera (2.3 milionë dollarë) ndihmë për Kubën, tha të mërkurën, për të trajtuar atë që e përshkroi si përkeqësim të kushteve humanitare në vend.

 

SHBA-të ndërprenë eksportet e naftës venezueliane në Kubë pas rrëzimit të presidentit venezuelian Nicolas Maduro më 3 janar.

 

Kjo ka rezultuar në një krizë energjetike në Kubë dhe ndërprerje të energjisë elektrike në të gjithë vendin, popullsia e të cilit është 10 milionë. Zyrtarët kubanë të shëndetësisë thonë se kriza ka ndikuar tek pacientët kubanë me kancer, veçanërisht tek fëmijët, raporton Reuters.

 

“BE-ja qëndron pranë popullit të Kubës në orën e tyre të nevojës. Pas uraganit Melissa, ne ishim atje. Dhe sot, po bëjmë përsëri një hap përpara me 2 milionë euro ndihmë humanitare për të ndihmuar në shpërndarjen e ushqimit dhe ujit të pijshëm të sigurt për ata që kanë më shumë nevojë.

 

Në një vend që përballet me një krizë energjitike dhe mungesa në rritje, kjo mbështetje do të ndihmojë në vazhdimësinë e ndihmës shpëtimtare për deri në dy milionë njerëz në nevojë”, tha Hadja Lahbib, Komisionere e BE-së për Menaxhimin e Krizave, në një deklaratë.

 

Më 31 mars, një tanker me flamur rus që transportonte rreth 700,000 fuçi naftë të papërpunuar u ankorua në terminalin e naftës Matanzas të Kubës, sipas të dhënave të transportit, duke shënuar dërgesën e parë të rëndësishme të naftës në ishull që kur administrata e Presidentit të SHBA-së Donald Trump i ndërpreu furnizimin me karburant.

XS
SM
MD
LG