Lidhje


Gazetat amerikane: Blinken udhëzon stafin të mos përdorë termat problematikë ‘nënë’ dhe ‘baba’

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken ka udhëzuar punonjësit e Departamentit të Shtetit të mos përdorin termat problematikë si ‘nënë’ dhe ‘baba’. Kështu thuhet në një memo të brendshme, raporton gazeta ‘New York Post’.  Sipas medieve amerikane, stafi nuk duhet të përdorë terma gjinorë për shkak se gjinia është një konstrukt social dhe se identiteti gjinor ‘mund ose nuk mund të korrespondojë me seksin e caktuar në lindje’. Blinken inkurajon kolegët e tij në Departamentin e Shtetit të përdorin gjuhë neutrale ndaj gjinisë kurdo që të jetë e mundur, për të treguar respekt dhe për të shmangur keqkuptimet.

 

Ai sugjeron gjithashtu që punonjësit të identifikojnë përemrat e tyre të preferuar në email dhe kur prezantohen në takime.

 

Jo vetëm kaq, por Blinken thotë se nuk duhet të përdoren as termat ‘hej djema’, ‘zonja dhe zotërinj’, ‘bir/bijë’, ‘djalë/vajzë’, ‘burri/gruaja’, etj.

 

Departamenti i Shtetit nuk e ka komentuar publikimin e kësaj memoje në media./Nga syri.net

XS
SM
MD
LG