Lidhje


Izraeli godet depot e raketave në Iran dhe nis operacionet kundër Hezbollahut në Bejrut

 

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan se kanë përfunduar të premten “një valë sulmesh kundër infrastrukturës së regjimit” në Teheran.

 

Sipas një përditësimi nga ushtria, ndër objektivat e goditura ishte një sistem i mbrojtjes ajrore ku “ruheshin raketa të destinuara për të synuar avionët”, si dhe një objekt ushtarak “përgjegjës për ruajtjen e kapaciteteve kërkimore të regjimit”.

 

“Këto sulme janë pjesë e fazës së vazhdueshme për të rritur dëmin ndaj sistemeve dhe bazave thelbësore të regjimit iranian”, thuhet në deklaratën e IDF-së.

 

Ndërkaq, lagjet jugore të Bejrutit u goditën nga të paktën dy bombardime në orët e para të mëngjesit të sotëm, i cili raportoi shpërthime të fuqishme dhe re të dendura tymi që ngriheshin në qiell.

 

Në të njëjtën kohë, ushtria izraelite njoftoi përmes mediave sociale se kishte nisur operacione që synojnë “infrastrukturën e Hezbollahut në Bejrut”.

 

Nuk ka ende informacion të konfirmuar mbi viktima apo dëme materiale, ndërsa situata në terren mbetet e tensionuar.

XS
SM
MD
LG