Lufta në Iran, Pentagoni: 13 ushtarë amerikanë të vrarë dhe 365 të plagosur deri tani
Pentagoni ka konfirmuar se 365 ushtarë amerikanë janë plagosur që nga nisja e Operacionit “Epic Fury” gati pesë javë më parë në Iran, ndërsa numri i viktimave mbetet në 13.
Sipas të dhënave të përditësuara, shumica e të plagosurve janë nga Ushtria, me 247 ushtarë të prekur. Marina raporton 63 të plagosur, Korpusi i Marinës 19 dhe Forcat Ajrore 36.
Pentagoni thekson se më shumë se 75 për qind e lëndimeve janë trauma në tru, të shkaktuara nga goditje të jashtme në kokë. Këto mund të shoqërohen me simptoma si dhimbje koke, marramendje, të përziera, të vjella ose humbje të vetëdijes, ndërsa ashpërsia ndryshon në varësi të goditjes.
Zyrtarët bëjnë me dije se ushtarët e klasifikuar si të plagosur rëndë përballen me gjendje potencialisht kërcënuese për jetën. Kryetari i Shtabit të Përbashkët, gjenerali Dan Keene, theksoi se shumica e lëndimeve janë shkaktuar nga sulmet me dronë iranianë.
Pentagoni paralajmëron gjithashtu se numri i të plagosurve mund të rritet në vijim.