Lidhje


Zelensky takon Al-Sharaan: Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe forcimin e stabilitetit ekonomik në rajon

 

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Damask, ku edhe është takuar me udhëheqësin sirian Ahmed al-Shara.

 

Në këtë vizitë, Zelensky njoftoi se u arritën një marrëveshje për përmirësimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, si dhe për forcimin e stabilitetit ekonomik dhe ushqimor në rajon.

 

“Ne ramë dakord të punojmë së bashku për të siguruar më shumë siguri dhe mundësi për zhvillimin e shoqërive tona. Diskutuam situatën në rajon dhe perspektivat për përmirësimin e saj, si dhe rrethanat e luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Jam mirënjohës për mbështetjen”, ai.

 

Sipas shërbimit publik ukrainas Suspilne, presidenti ukrainas shtoi se ka interes të madh për shkëmbimin e përvojave ushtarake dhe të sigurisë midis dy vendeve.

XS
SM
MD
LG