Reuters: Zbulohet Marrëveshja e Islamabadit - Plani sekret që mund t’i japë fund luftës me Iranin?
Një plan për t’i dhënë fund armiqësive mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara dhe për të rihapur Ngushtica e Hormuzit është vënë në tryezë, sipas një raportimi të Reuters, që citon burime anonime me njohuri për zhvillimet.
Sipas burimeve, marrëveshja kornizë është hartuar nga Pakistani dhe u është përcjellë gjatë natës palëve përkatëse. Dokumenti parashikon një qasje dyfazore, duke nisur me një armëpushim të menjëhershëm dhe më pas kalimin drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.
Plani, i quajtur përkohësisht “Marrëveshja e Islamabadit”, synon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit brenda 15 deri në 20 ditëve, një hap kyç për stabilizimin e tregjeve globale të energjisë dhe transportit detar.
Burimet shtojnë se bisedimet përfundimtare pritet të zhvillohen drejtpërdrejt në Islamabad, megjithatë nuk ka ende konfirmim zyrtar nga palët e përfshira.
Sipas burimeve, Irani do të heqë dorë nga armët bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve dhe zhbllokimit të aseteve. Plani pritet të diskutohet të hënën.