Lidhje


Lufta është prodhim i brendëshëm por me paketim të jashtëm / Raketa e Koresë së Veriut që Rusia përdori në Ukrainë përmban pjesë të prodhuara në SHBA dhe Evropë

Në raketën balistike të prodhuar nga Koreja e Veriut që Rusia përdori muajin e kaluar kundër Ukrainës pretendohet se gjenden pjesë që u përkasin kompanive amerikane dhe evropiane, transmeton Anadolu. Sipas lajmit të CNN, Organizata e Kërkimit të Konflikteve dhe Armatimeve (CAR) ka shqyrtuar 290 pjesë të raketës balistike të prodhimit të Koresë së Veriut e cila u hodh nga Rusia në qytetin Kharkiv të Ukrainës. Në raportin e CAR pretendohet se 75 për qind e pjesëve të raketës balistike në fjalë shiten dhe projektohen nga kompani të lidhura me kompani që ndodhen me qendër në SHBA ndërsa 16 për qind u përkasin kompanive evropiane dhe 9 për qind kompanive në Azi.

 

Pjesët e raketës që ekspertët kanë ekzaminuar janë prodhim të vitit 2021-2023, theksohet në raportin ku bëhet e ditur se Koreja e Veriut ka arritur me shpejtësi kapacitetin për të prodhuar dhe transportuar raketa balistike.

 

Në raport vihet në dukje se qeveria e Phenianit ka rrjet të zgjeruar për të siguruar teknologjitë perëndimore në fjalë dhe se ajo ka fituar aftësi për të prodhuar armë të teknologjisë së lartë.

 

Përdorimi në fushat e betejës i sistemeve të raketave dhe armëve që janë prodhim të Koresë së Veriut, i ka siguruar vendit transferim informacioni dhe përvojë serioze.

 

Administrata e presidentit të SHBA-së, Joe Biden në vitin 2022 njoftoi disa kufizime eksporti dhe sanksione për të penguar qasjen e vendeve të tilla si Irani në teknologjitë e prodhuara nga Perëndimi.

 

Në raportin e tij vitin e kaluar, CAR pretendon se 82 për qind e pjesëve të dronëve sulmues të prodhimit iranian që Rusia përdori kundër Ukrainës, ishin prodhuar nga kompani të SHBA-së./Nga AnadoluA

XS
SM
MD
LG