Lidhje


JD Vance mbërrin në Hungari për të mbështetur Victor Orbanin para zgjedhjeve të 12 prillit

 

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance mbërriti sot në Hungari për të mbështetur kandidaturën zgjedhore të kryeministrit Viktor Orban në mes të luftës së vazhdueshme kundër Iranit, transmeton Anadolu.

 

Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjar priti Vance dhe gruan e tij, Usha Vance, në kryeqytetin hungarez, sipas një video-regjistrimi të ceremonisë së mirëseardhjes.

 

Përpara zgjedhjeve parlamentare të 12 prillit, Vance do të takohet me Orbanin gjatë vizitës së tij dy-ditore dhe pritet gjithashtu t'i bashkohet atij në një tubim fushate.

 

Para se të nisej nga Washingtoni, Vance tha: "Mezi pres të shohë mikun tim të mirë Viktorin. Do të flasim për shumë gjëra që lidhen me marrëdhënien SHBA-Hungari si dhe për çështje më të gjera si Evropa dhe Ukraina".

 

Vance pritet të shfaqet së bashku me Orbanin në një konferencë të përbashkët për media këtë pasdite dhe t'i bashkohet atij për një tubim në "Ditën e Miqësisë Hungarezo-Amerikane".

 

Më parë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump mbështeti Orbanin në një postim në rrjetet sociale, duke e lavdëruar atë si një "udhëheqës të fortë dhe të fuqishëm".

 

Agjencia "Bloomberg News" raporton se "Hungaria do të arrijë marrëveshje për të blerë naftë nga SHBA-ja" gjatë vizitës së Vance-s në Budapest. Marrëveshja vlen rreth 500 milionë dollarë, shtoi agjencia.

 

Një ditë më parë, kur u pyet për rolin e mundshëm të Vance-s në negociatat me Teheranin, Trump tha se "mund të jetë" i përfshirë në bisedime ballë për ballë me "zyrtarët" në lidhje me Iranin në ditët në vijim.

 

Udhëtimi vjen në mes të një ofensive të përbashkët të vazhdueshme të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit që nga 28 shkurti.

 

Irani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që kanë shënjestruar Izraelin, si dhe Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane.

XS
SM
MD
LG