Fidan dhe Blinken diskutuan arritjen e armëpushimit të plotë në Gaza sa më shpejt të jetë e mundur
Thursday, 22 February 2024 20:39
Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan dhe sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken diskutuan të mërkurën në Brazil për marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, transmeton Anadolu. "Fidan dhe Blinken shkëmbyen mendime mbi hapat që mund të ndërmerren për të siguruar një armëpushim të plotë në Rripin e Gazës sa më shpejt të jetë e mundur", thanë burimet diplomatike turke. Në margjinat e takimit të ministrave të punëve të jashtme të G20-ës në Rio de Zhaneiro, u diskutua lufta në Ukrainë, procesi i zgjerimit të NATO-s, negociatat e paqes midis Azerbajxhanit dhe Armenisë dhe çështje të tjera rajonale.
Sipas burimeve, Fidan dhe Blinken kanë diskutuar edhe planin për një vizitë të nivelit të lartë në periudhën e ardhshme./Nga Anadolu A