Lidhje


Trump "çmendet" për Pashkë: Publikon foto si ‘Jezusi shpëtimtar’ pas sulmit ndaj Papës – rrjeti zien nga reagimet

 

Presidenti amerikan, Donald Trump pasi nisi një sulm të ashpër ndaj Papa Leos të hënën e Pashkëve, ai e postoi një foto ku portretizoi veten si Jezusi shpëtimtar.

 

Rreth presidentit amerikan janë flamuri amerikan, një infermiere, ushtarë, avionë luftarakë amerikanë, shqiponja amerikane, Statuja e Lirisë dhe Kapitoli. Ai shihet teksa i ka vendosur dorën në kokë një të sëmuri teksa në duart e tij ka shkëlqim duke dashur të tregojë se ka fuqi mrekullibërese dhe shëruese.

 

Trump nuk bëri komente shtesë në mbishkrimin e postimit të tij. Ky postim erdhi pasi Trump akuzoi Papën se i shërbente të majtës radikale. Sipas tij Papa është i dobët në frontin e kriminalitetit dhe shumë i keq në politikën e jashtme.

 

Reagimet në Truth Social ishin në mënyrë të pazakontë kritike, me disa ndjekës që i kërkonin presidentit ta fshinte postimin.

 

Nuk është hera e parë që presidenti amerikan Donald Trump ndan imazhe të krijuara me inteligjencë artificiale për veten: vitin e kaluar, teksa po përgatitej të urdhëronte Gardën Kombëtare të vendosej në Chicago, ai publikoi një imazh parodi të gjeneruar me AI, të frymëzuar nga Apocalypse Now.

 

Presidenti amerikan ka shënjestruar kreun e Kishës Katolike pasi ai kritikoi luftën në Iran, duke deklaruar në një fjalim muajin e kaluar se Zoti i refuzon lutjet e liderëve që nisin luftëra dhe kanë “duart plot me gjak”.

 

Ai gjithashtu e quajti konfliktin në Iran “të tmerrshëm” dhe i bëri thirrje Trump-it të gjejë një “rrugëdalje” dhe të “ulë nivelin e dhunës”.

 

I pyetur për komentet e tij në Truth Social në Joint Base Andrews të dielën, Trump u tha gazetarëve: “Nuk na pëlqen një papë që do të thotë se është në rregull të kesh një armë bërthamore.

 

“Nuk duam një papë që thotë se krimi është në rregull në qytetet tona. Nuk më pëlqen. Nuk jam një fans i madh i Papa Leos.”

 

Pope Leo XIV nuk ka thënë kurrë se është në rregull që Irani të ketë armë bërthamore.

XS
SM
MD
LG