Ndaj familja tradicionale duhet të ketë vetëm dy figura bazë / Nëna i vë flakën 4 fëmijëve të saj të mitur
Një ngjarje e paimagjinueshme ka ndodhur në një familje në Misuri të SHBA-së, ku një nënë i vuri zjarrin banesës dhe u dogj brenda bashkë me 4 fëmijët e saj të mitur. Shkak është bërë mosmarrëveshja që ajo kishte me baballarët e fëmijëve të saj për kujdestarinë e tyre. Zjarri shpërtheu në orët e para të së hënës, ndërsa autore e krimit ishte 39-vjeçarja Bernadine Prusner, e cila në fakt dikur ishte shpallur mësuesja e vitit në Misuri. Nga zjarri humbën jetën binjaket 9-vjeçarë Eli dhe Ivy, 5-vjeçari Jackson dhe Millie 2 vjeç.
“Ajo që ne po vlerësojmë është se Bernadine i vuri flakën një dysheku.” tha një zëdhënës i policisë. Në shtëpi u gjet një shënim në të cilin autori përshkruante qëllimin e saj për t’i dhënë fund jetës dhe të fëmijëve të saj. Disa orë para se t’i vinte flakën vetes, Prausner kishte postuar një foto me fëmijët e saj në Facebook, ku shkruante: “Të gjithë fëmijët e mi po flenë të qetë në shtretërit e tyre. E di që ata janë të dashur aq shumë sa do të bëja gjithçka për ta. Ky është momenti im më i mirë”. Të dielën në fakt ajo kishte bërë një tjetër postim ku shkruante “ne kundër gjithë botës. Jam e bekuar që jam nëna e tyre. Jeto çdo ditë sikur të ishte e fundit.”
Një postim në faqen GoFundMe të 39-vjeçares thotë se Pruessner ishte “në një vend të keq” pas një beteje për kujdestarinë me babain e binjakeve. Siç doli, në vitin 2017 çifti ishte divorcuar me kujdestari të përbashkët, por babai i fëmijëve në vitin 2023 i ishte drejtuar drejtësisë pas synimit të 39-vjeçares për t’u shpërngulur në një periferi të St. Në dosjen e çështjes, babai shprehu shqetësimin e tij se ish-gruaja e tij do të ishte më afër nënës së saj, të cilën ai e cilësoi si “psikotike”. 39-vjeçarja dyshohet se ka pasur një mosmarrëveshje të ngjashme me babanë e dy fëmijëve të saj të tjerë./(BalkanWeb)