Lidhje


Meloni kundër Trump, dënon sulmet ndaj Papa Leos XIV

 

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka deklaruar se, kritikat e Donald Trump për Papa Leo XIV ishin të papranueshme. Presidenti amerikan e akuzoi Papën se ishte i dobët në lidhje me krimin dhe i tmerrshëm për politikën e jashtme.

 

“Papa është kreu i Kishës Katolike dhe është e drejtë dhe normale që ai të bëjë thirrje për paqe dhe të dënojë çdo formë lufte”, tha Meloni në një deklaratë.

 

Mediat e huaja shkruajnë se, Meloni, besimi i së cilës është e krishterë katolike dhe kryeson një qeveri koalicioni të krahut të djathtë, është një aleat i ngushtë i Trump dhe deri më tani ngurronte të dënonte kritikat e ashpra të presidentit amerikan ndaj Papa Leos.

 

Partitë opozitare italiane e kanë kritikuar Melonin për dështimin për të folur menjëherë. Partneri i saj në koalicion, Matteo Salvini, udhëheqësi i partisë populiste të Lidhjes, tha se sulmi ndaj Papës nuk duket si një gjë e dobishme ose inteligjente për t’u bërë.

XS
SM
MD
LG