Magyar: Gruesvki është kriminel në kërkim, nuk mund ta fshehim më në Hungari
Mandatari për kryeministër të Hungarisë Peter Magyar ka paralajmëruar deportimin e ish- kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski.
Në një konferencë shtypi, Magyar u pyet nga gazetarët për dy ish-ministra polakë, të kërkuar për korrupsion nga qeveria e re e Polonisë, por që kanë gjetur strehim dhe kanë marrë azil në Hungari. Ai tha se ata, përfshirë edhe Gruevskin nuk do të qëndrojnë gjatë në Hungari.
“Hungaria nuk do të bëhet depo për kriminelë të kërkuar ndërkombëtar. Kjo vlen jo vetëm për ish-ministrat polakë, por edhe për Nikolla Gruevskin. Në fund të fundit ai është ish- kryeministër i Maqedonisë së Veriut dhe kriminel i kërkuar”, – tha Magyar.
Gruevski është në arrati që nga viti 2018, kur pas vendimit të plotfuqishëm për rastin “Tank” u dënua me 2 vjet burg. Gruevski mori azil në Hungari në bazë të pohimeve se ishte përndjekur politikisht nga kryeministri i atëhershëm Zoran Zaev.
Në vitin 2019, Hungaria zyrtarisht e refuzoi kërkesën e Maqedonisë së Veriut për ekstradim. /Alsat