Kryeministri i Pakistanit mbërrin në Katar për të çuar përpara marrëveshjen Iran-SHBA
Thursday, 16 April 2026 18:44
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif mbërriti sot në kryeqytetin e Katarit, Doha, si pjesë e një përpjekjeje diplomatike për të çuar përpara një marrëveshje midis Iranit dhe SHBA-së, transmeton Anadolu.
Sharif zbarkoi në aeroportin ndërkombëtar "Hamad" në fillim të një vizite pune në shtetin e Gjirit, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve të Katarit QNA.
Vizita e tij shënon ndalesën e tij të dytë në një turne tre-pjesësh në rajon, i cili filloi në Arabinë Saudite dhe do të përfundojë në Turqi.
Të mërkurën, Sharif diskutoi mbi përpjekjet e ndërmjetësimit të Islamabadit midis SHBA-së dhe Iranit me Princin e Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman gjatë një takimi në qytetin saudit Xheda, sipas një deklarate nga zyra e tij.