Subvencione dhe masa për të mbrojtur industrinë, BE ka gati planin kundër krizës
Komisioni Evropian po përgatit një manual të detajuar për menaxhimin e ndikimit ekonomik të krizës në Lindjen e Mesme, i cili pritet të prezantohet në një samit informal në Qipro më 13 maj.
Sipas draftit, plani synon të kufizojë presionin mbi çmimet e karburantit dhe t’i japë Bashkimi Evropian mjetet e nevojshme për t’u përballur me kriza të ngjashme në të ardhmen. Dokumenti përfshin masa që variojnë nga subvencionet deri te mbështetja e drejtpërdrejtë për industrinë, duke ndjekur një qasje teknokratike për koordinimin e politikave dhe përshpejtimin e tranzicionit energjetik.
Komisioni thekson se kjo është kriza e dytë e madhe pas asaj të shkaktuar nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës, duke nënvizuar varësinë e vazhdueshme të Evropës nga lëndët djegëse fosile të importuara. Vetëm në vitin 2025, importet e energjisë arritën në 336.7 miliardë euro, ndërsa kriza aktuale në Lindjen e Mesme i ka shtuar edhe 22 miliardë euro kostos totale.
Pesë akset kryesore të planit:
-Koordinimi mes shteteve anëtare;
-Mbrojtja e konsumatorëve dhe industrisë;
-Kursimi dhe zëvendësimi i karburanteve fosile;
-Përmirësimi i sistemit energjetik;
-Mobilizimi i investimeve;