IDF paralajmëron civilët të mos kthehen në fshatrat e Libanit jugor
Forcat Mbrojtëse Izraelite (IDF) paralajmëruan sot civilët libanezë të mos kthehen në fshatrat në Libanin jugor, për shkak të një armëpushimi të brishtë.
“Gjatë marrëveshjes së armëpushimit, IDF vazhdon të mbetet e vendosur në pozicionet e saj në Libanin jugor për shkak të aktiviteteve të vazhdueshme terroriste të Hezbollahut”, tha zëdhënësi i IDF-së, Avihai Adrei, në një postim në Platforma X, sipas Times of Israel.
Ai renditi emrat e një duzine fshatrash ku civilët nuk mund të kthehen ende, si dhe zonën përreth lumit Litani.
Gjatë armëpushimit, ushtria tha se do të vazhdojë të pastrojë zonën që aktualisht është nën kontrollin e saj nga infrastruktura, operativët e grupit militant pro-iranian Hezbollah dhe kërcënime të tjera.
Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, tha se Forcat Mbrojtëse të Izraelit do të shkatërronin të gjitha fshatrat kufitare libaneze, me përjashtim të disa komuniteteve të krishtera.