Tërmet i fuqishëm prej 7.4 ballësh godet Japoninë, vjen tsunami
Monday, 20 April 2026 15:24
Një tërmet i fuqishëm prej 7.4 ballësh ka goditur bregun verilindor të Japonisë të hënën (20.04.2026), ka njoftuar Agjencia Meteorologjike e Japonisë, raporton Reuters.
Ajo ka paralajmëruar për një cunami deri në 3 metra lartësi në komunat Iwate, Aomori dhe Hokkaido.
Epiqendra e dridhjeve ishte në Oqeanin Paqësor dhe thellësia ishte 10 km, sipas JMA-së.
Tërmeti ishte “5 ballë e sipër” në shkallën e intensitetit sizmik të Japonisë – mjaftueshëm i fortë për ta bërë të vështirë lëvizjen e njerëzve.
Në shumë raste, shemben muret prej blloqesh betoni pa armaturë.